Erdon Daci shënon dy herë ndaj Galatasaraya-t në Superligën turke

Erdon Daci shënon dy herë ndaj Galatasaraya-t në Superligën turke

Sulmuesi shqiptar nga Shkupi, Erdon Daci, ka shënuar dy gola për ekipin e tij Konyaspor ndaj gjigandit Galatasaray në kuadër të Superligës turke, njofton Insajderi.

Daci shënoi në minutën e 41-të, duke dërguar ekipi e tij në epërsi, derisa barazoi Diagne në fundin e pjesës së parë për mysafirët.

Me të filluar pjesa e dytë, përsëri shënon Erdon Daci (46’), duke rikthyer eprësinë për Konyaspor.

Në fund, nikoqirët fituan ndeshjen me shifrat 4:3, me dy golat e Dacit.

Për Konyaspor, në këtë takim luajti edhe Sokol Cikalleshi për 58-të minuta.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 16-të në ligë, teksa me këtë fitore Konyaspor ngritet në vendin e tetë në ligë me 22 pikë. /Insajderi.com