Erëra të forta në Dukagjin e Llap, prishen disa shtylla elektrike

Erërat e forta që kanë filluar qysh mbrëmë në Kosovë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme nëpër qytete të ndryshme.

Më së shumti dëme janë raportuar në rajonin e Pejës dhe sidomos në Istog.

Në këtë qytet disa rrugë janë mbuluar nga pemë drunj, të cilat janë rrëzuar nga era.

Të tilla dëme janë shkaktuar edhe në Vitomiric të Pejës.

Era ka lëkundur nga toka disa drunj e pemë.

E gjithashtu dëme janë shkaktuar edhe në rrjetin energjetik, pasi disa shtylla të energjisë elektrike janë rrëzuar.

Dëme në rrjetin elektrik janë raportuar edhe në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevë.

Sipas të dhënave të Qendrës Emergjente, në fshatin Surkish ka pasur këputje të përçuesit elektrik.

Në Llapashticë të Podujevës gjithashtu  erërat kanë shkaktuar zjarr në një shtëpi.

Përçuesit elektrikë janë këputur edhe në disa fshatra të Drenasit dhe Graçanicës.