Erion Veliaj shërohet nga Coronavirusi

Erion Veliaj shërohet nga Coronavirusi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar përmes një postimi në Facebook se ka mposhtur Coronavirusin pas dy javëve izolim mjekësor.

Veliaj ka mohuar se është trajnuar diku tjetër përpos Tiranës, kjo pasi në media është raportuar se i pari i Tiranës ka udhëtuar në Turqi për t’u shëruar nga Coronavirusi.

“Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tone”, ka shkruar Veliaj.

Erion Veliaj, kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus, ai shtoi se e ka zemrën plot mirënjohje për të gjithë ata që i dhanë kurajo për ta mposhtur Coronavirusin siç e ka quajtur ai, “flamë”. /Insajderi.com/