Ermal Fejzullahu me koment racist për mysafirin nga Gambia

Ermal Fejzullahu me koment racist për mysafirin nga Gambia

Menaxheri i shumë emrave të njohur të estradës në Kosovë, Faton Shoshi ka publikuar para disa minutash një fotografi me këshilltarin dhe ndihmësin personal të presidentit të Gambias, shkruan Insajderi.

Në këtë rast, Shoshi ka paralajmëruar që diçka e re do të vjen shumë shpejt, por vëmendjen në këtë fotografi e ka marrë një koment. Është ai i Ermal Fejzullahut, i cili ka shkruar një koment racist, për mysafirin e Shoshit.

“Thuj le te kesh pak se spo dihet çka është”, ka shkruar Fejzullahu, në fotografinë e Shoshit, në rrjetin social Instagram ./ Insajderi.com