Ermal Kuqo në NBA

Ermal Kuqo në NBA

Në karrierën e gjatë si lojtar nuk arriti që të bëhet pjesë e kampionatit elitar të basketbollit. Por atë që nuk e arriti me topin në dorë, Ermal Kuqo e realizon një vit pas tërheqjes nga basketbolli i luajtur.

Shqiptari shtatlartë i koshit është bërë pjesë e kupolës drejtuese të Los Angeles Clipers.

Ermal Kuqo do të mbajë pozicionin e Drejtorit Ndërkombëtar të Zbuluesve të Talenteve në skuadrën e njohur amerikane.

I lindur në Korçë, Ermal Kuqo karrierën e tij si baskebollist profesionist, Ermal Kuqo e nisi me Tiranën në vitin 1993. Në vitin 1995 kaloi të Fenerbahçe në Turqi, ku qëndroi për katër sezone. Në 2001 kaloi tek KK Split, ndërsa një vit më vonë tek Pivovarna Lasko, njofotn Top Channel.

Kulmin e karrierës do ta arrinte në 2003, kur transferohet tek Efes Pilsen, skuadër që luan deri në vitin 2008, për t’u larguar një vit tek Pamesa Valencia dhe pë t’u rikthyer sërish tek Pilsen.

Sa u takon kombëtarëve, në vitin 2004 u bë pjesë e Turqisë, ndërsa në vitin 2010 iu dha drita jeshile për të luajtur me kombëtaren shqiptare.