Ermal Meta krah emigrantëve, kundër politikave të ministrit Matteo Slavini

Ermal Meta krah emigrantëve, kundër politikave të ministrit Matteo Slavini

Njësoj si drejtori artistik i festivalit ‘Sanremo’, Claudio Baglioni, edhe këngëtari Ermal Meta ka dalë kundër politikave të ministrit të Brendshëm Matteo Salvini ndaj emigrantëve.

Ermal Meta i cili në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Stampa‘ është shprehur ndër të tjera se politikanët e qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga emigrantët, të cilët mbërrijnë në Itali për të ndërtuar një jetë më të mirë.

“Është një njeri me mendime e sens të mirë ndaj çështjes së emigrantëve ka thënë vetëm gjëra të drejta me të cilat bashkohem. Fjalët e Baglionit janë një përpjekje për të ndërtuar ura mes popujve të Mesdheut që janë kaq pranë nesh, por që i njohim kaq pak. E të sulmosh e të instrumentalizosh fjalët e Baglionit, është një gabim i madh e absurditet. Ajo çka të gjithë politikanët e qytetarët duhet të kenë frikë nuk janë emigrantët të cilët mbërrijnë në Itali, për të ndërtuar një jetë më të mirë apo për t’u larguar nga lufta. Por ata që kanë frikë nga tymi e jo nga zjarri”.