Ernest Daka i pari në Brezovica 2019

Ernest Daka i pari në Brezovica 2019

Njëri nga garuesit më të mirë në auto sportin e Kosovës, “veterani” Ernest Daka është fitues i garës Brezovica 2019, gara e tretë me radhë e disiplinës malore.

Shtegun e gjatë 7.7 kilometra, Daka me BMW 325 e kaloi për kohën 04.57.161 minuta.

“Normalisht që jam i kënaqur me fitoren. Ndoshta sot ishte dita ime siç thuhet shpeshherë në sport, ndoshta edhe moti me shi më konvenoi më shumë se garuesve tjerë. Sidoqoftë, ishte një garë e mirë, e cila pati rrjedhë pak më ndryshe nga ato të mëhershmet, sepse dje nuk arritëm të zhvillojmë vozitjet testuese, pastaj sot fillimisht e patëm një të tillë e më pas vozitjen zyrtare. E rëndësishme është që gara ka përfunduar pa probleme dhe uroj që kështu të jetë edhe nëë vazhdim të kampionatit”, ka thënë Daka pas fitores.

Lexoni më shumë në Insporti