Federata e Futbollit të Kosovës ka punuar tash e disa vite për rekrutimin e futbollistëve të talentuar në Përfaqësuesen e Kosovës, raporton Insporti.com.
Sekretari përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu thotë në emisionin ‘Sports Show’ në Klan Kosova se tash e shumë vite, federata e ka bërë një punë të madhe për zbulimin e talentëve.
“Ne që nga koha e Fadil Vokrrit kemi kërkuar lojtarë të talentuar. Ndoshta e dini se edhe Xherdan Shaqiri ka qenë në një kamp me grupmoshat e reja në Zvicër, por gjërat për të ndryshuan”, deklaroi Eroll Salihu.
Kujtojmë se FFK shumë shpesh organizon kampe për zbulimin e talentëve në shtete të ndryshme të Evropës