Ervin Skela “nuk njeh moshë”, shënon dy gola në Gjermani

Ervin Skela “nuk njeh moshë”, shënon dy gola në Gjermani

Kush mendonte se Ervin Skela është tërhequr nga futboli i luajtur, gabohet. Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare vazhdon të luajë, madje të arrijë edhe objektiva të rëndësishëm me skuadrën e tij aktuale, Hanau 93.

Me dy gola të shënuar në ndeshjen e fundit ndaj Markobel, Skela i dhuroi fitoren ekipit të tij që militon në Katëgorinë e Tetë të futbollit gjerman, duke e ndihmuar ekipin të afrohet me vetëm 1 pikë nga objektivi i titullit kampion të kësaj kategorie.

Në përballjen e radhës, Skela dhe skuadra e tij duhet thjesht të mos humbasin për t’u ngjitur në Kategorinë e Shtatë që gjithsesi konsiderohet ligë amatore në Gjermani.

40-vjeçari shqiptar i lindur në Vlorë është transferuar te Hanau 93 në vitin 2014 pas një eksperience të shkurtër në Poloni me fanellën e Arka Gdynia. Ai numëron 33 ndeshje dhe 23 gola të shënuar me skuadrën gjermane.

Ekesperiencën më të gjatë në Gjermani ai e ka regjistruar për 3 vjet me fanellën e Eintracht Frankfurt, ndërsa nuk ka marrë ende asnjë vendim për largimin përfundimtar nga futbolli i luajtur.