Është 86 vjeçare po nuk ndihet me shumë se 20 – Sophia Loren ndanë me ne mësime për jetën

Është 86 vjeçare po nuk ndihet me shumë se 20 – Sophia Loren ndanë me ne mësime për jetën

Mosha është veç një numër dhe për fituesen e pesëfishtë të Golden Globe, Sophia Loren thotë ‘numri i saj’ nuk dikton rininë që ajo ndjen përbrenda, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

“Nganjëherë them se jam 86 vjeçare po nuk e besoj. Ndihem si 20”, tha Loren që së fundmi ka pozuar për kopertinën e AARP në numrin e këtij muaji.

“Kur shihem në pasqyrë, bëj tifozllëk për veten. Nuk pyes ‘a jam e mrekullueshme?’ apo ‘a jam e bukur?’ Jo! Ka të bëjë me atë se si ndihem, sa e sigurt dhe e lumtur jam. Ajo ka rëndësi”, tha ikona italiane duke e theksuar këtë si rregullin e saj të jetës.

Loren – e cila banon në Zvicër – vazhdoi duke thënë se mbajtja e një lidhjeje të ngushtë me fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj ishte përbërësi tjetër i lumturisë së saj.

“Të dy djemtë e mi kanë nga dy djem, por unë jam larg [Gjenevë, Zvicër] kështu që flasim çdo ditë në telefon, shkëmbejmë edhe fotografi”, tha ajo. “Mundohem të kem momentet e mia të lumtura në këto kohë pandemie, teksa të gjithë presim për një të nesërme më të mirë”.

E ndriçuar nga praktikat e saj të “shijimit të gjërave të vogla” dhe “largimit të negativitetit”, Loren vazhdoi të vlerësonte besimin e saj në “plakjen natyrale” si një mjet për të ushqyer gëzimin e brendshëm.

“Pse ta ndryshoni trupin tuaj dhe të jeni dikush tjetër nëse jeni të lumtur përbrenda?” shton më tej. “Asnjëherë nuk e kam menduar atë – kurrë. Më pëlqen ajo që kam. Me pëlqen vetja!”

Duke përmbledhur udhëzimet e saj për një jetë të mirë, Loren – bashkëshorti i së cilës prej më shumë se katër dekadash, Carlo Ponti, vdiq në moshën 94 vjeçare në janar 2007 – vuri në dukje angazhimin e saj të palëkundur për të “pranuar atë që është”.

“Isha shumë e trishtuar kur burri im vdiq sepse nuk mund ta kalosh kurrë këtë lloj ndjenje”, tha ajo. “Asnjëherë. Sa herë e mendoj, ka një moment të vetmisë, e cila është shumë e fortë, por kjo është jeta”.

Kujtojmë se aktorja pas shumë vitesh po i rikthehet aktrimit në filmin “The Life Ahead”, produksion ky i platformës së transmetimit, Netflix. /Insajderi.com