Përfshihet nga zjarri një ndërtesë afër Qeverisë

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë afër Qeverisë

Një objekt është kapluar nga zjarri pranë objektit të USAID. Policia ka thënë për Insajderin se është kapluar nga zjarri për shkak të disa kabllove të rrymës.

“Me të lajmëruar, ne kemi shkuar lartë në zyre për të parë se çfarë ka ndodhur, por zjarri kishte filluar të përhapej në podrum nga kabllot e rrymës”, kanë thënë policia.

Ata kanë bërë të ditur se aty brenda gjendet edhe një pompë e derivateve të naftës./Insajderi.com