Është publikuar thirrja e hapur dhe programi i “Shkolla Verore si Shkollë 2019”

Është publikuar thirrja e hapur dhe programi i “Shkolla Verore si Shkollë 2019”

 

Qendra për art bashkëkohor – Stacion ka hapur aplikimet si dhe ka publikuar programin për këtë vit.

Shkolla verore si Shkollë do të nis me datën 5 gusht dhe do të zgjasë deri më datën 21 të po të njejtit muaj.

Këtë vit në këtë program janë të përfshira 13 kurse të ndryshme. Programi nis me kursin nga Julieta Aranda i quajtur  “Fatkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut”.

Fakulteti i Shkollës Verore si Shkollë 2019 përfshin artistë si: Marina Otero Verzier, Cesare Pietroiusti, Jelena Vesić, Renata Salecl, Armina Pilav, Ari Benjamin Meyers, Eva Birkenstock, Sami Khatib, Bernhard Rüdiger, Boris Buden, Sezgin Boynik, Lek M. Gjeloshi, Keti Chukhrov.

Frymëzuar fillimisht nga rastet në Kosovës, ku sistemi arsimor është strukturuar në mes të viteve 1970, Shkolla Verore si Shkollë është projektuar për të bashkuar dhe të për të shpërndarë njohuritë si dhe për adresimin e sfidave të rëndësishme me të cilat përballemi sot, duke sjell modele të reja dhe mundësive të ndryshme që mund të shfrytëzohen për mësimin e artit dhe për krijimin e bashkëpunimeve artistike.

Data e fundit për aplikim për të interesuarit është 15 qershor 2019.