Eskalon debati mes Bahtiri dhe Idrizit: Ti s’ki lidhje me krye

Eskalon debati mes Bahtiri dhe Idrizit: Ti s’ki lidhje me krye

Përballje e ashpër po zhvillohet mes dy kandidatëve për kryetar të Mitrovicës, atij të AKR-së, Agim Bahtiri dhe Valdete Idrizit nga PDK.

Kandidati i AKR-së ka “shpërthyer” në momentin kur Valdete Idrizi i ka thënë se ka gënjyer sa i përket mos shfrytëzimit të kartelës dhe marrjes së mëditjeve.

“Me 6 tetor të këtij viti keni thënë se asnjë cent nuk e keni shfrytëzua prej kartelës, ndërkaq ke harxhuar 375.18 euro natë prej kartelës tuaj. Ke thënë që nuk merr asnjëherë mëditje, ja ku e keni mëditjen”, ka thënë Idrizi përderisa ka prezantuar edhe faktet.

Ndërkaq Bahtiri i është kundërpërgjigjur “ti je ajo e cila po i mashtron qytetarët”.

“Këto janë shpifje dhe gënjeshtra të kulluara, ti nuk e din çka po flet, mundem me të padit për këto shpifje”, i ka thënë Bahtiri.

Ai tutje i ka thënë Idrizit se nuk ka lidhje me krye.