Eskalon debati në televizionin publik: Përdoren fjalë si: “kali”, “pelë”, “rrugaç”, “tradhtar” e çka jo tjetër (VIDEO)

Eskalon debati në televizionin publik: Përdoren fjalë si: “kali”, “pelë”, “rrugaç”, “tradhtar” e çka jo tjetër (VIDEO)

Në një debat në televizionin publik ku diskutohej për aktakuzën e fundit të ngritur nga Gjykata Speciale kundër Hashim Thaçit, ka eskaluar debati duke u përdorur cilësimet nga më të ndryshmet.

Madje në një moment deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, e ka lëshuar studion, sepse ka thënë se nuk mund të qëndrojë “në këtë debat koti, ku përdoren fjalët kali e pelë”, njofton Insajderi.

Në debat ka qenë edhe gazetari Milaim Zeka, i cili ka thënë se Veton Surroi është “një rrugaç”, kur e ka komentuar një status të Surroit në Twitter i cili thoshte se tash pas aktakuzës nga Specialja po fillon çkapja e shtetit.

Pas Zekës, ka vazhduar Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-së i cili tha se “t’i thuash Surroit rrugaç e nderon” dhe se atë që e ka thënë ai “do ta thoshte vetëm një serb”./Insajderi.com