Eskalon sërish Sokol Plakolli, pak para fillimit të premierës shqeu posterin e shfaqjes me tekst të Veton Surroit 

Eskalon sërish Sokol Plakolli, pak para fillimit të premierës shqeu posterin e shfaqjes me tekst të Veton Surroit 

Regjisori Sokol Plakolli, mbrëmë para nisjes së shfaqje “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, me autor Veton Surroin dhe regji të Andras Urban, dha një shfaqje tjetër para shkallëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan Insajderi.

I njohur për skandale, Plakolli kësaj radhe nuk theu gotat dhe pjatat brenda hollit të teatrit, por shqeu posterin e shfaqjes.

“Mjaft Kosova Republikë, mastruboni brenda me para publike, UDBASHA”, ishin thirrjet e tij.

Shfaqja mes katër aktesh, ka sjell për publikun vendor një mozaik të ngjarjeve historike për gati një shekulli të vendit. Midis teatrit modern dhe atij klasik, me një gjuhë të drejtpërdrejt, shfaqja ka zbërthyer hapat e shtetit deri te Kushtetuta e vitit 1974, në kuadër të ish-Jugosllavisë për të shkuar te lufta e fundit.

Në shfaqje, një drejtues i partisë komuniste dhe një primadonë e teatrit janë kapur në një marrëdhënie dashurie e cila u mbijeton sfidave./ Insajderi.com