Eskalon situatë në një familje në Podujevë – gjuajnë edhe me armë zjarri

Eskalon situatë në një familje në Podujevë – gjuajnë edhe me armë zjarri

Situatë në një familje në Podujevë ka eskaluar ku për shkak të një mosmarrëveshjeve një person ka gjuajtur me armë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku potencohet se katër meshkuj në një familje kanë pasur një mos marrëveshje.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në familje në mes të katër të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë njëri nga ta ka shtënë me armë në ajër. Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjueti”, thuhet njoftimin e Policisë së Kosovës.