Estetistja e yjeve na tregon se ku jemi duke gabuar lidhur me kujdesin për fytyrën

Estetistja e yjeve na tregon se ku jemi duke gabuar lidhur me kujdesin për fytyrën

Estetistja Joanna Czech na tregon 10 prej gabimeve kryesore që njerëzit bëjnë lidhur me kujdesin për lëkurën e fytyrës.

Ajo në klientelën e saj përshin yje si Kim Kardashian, Uma Thurman, Kate Winslet, Jennifer Aniston etj.

Përderisa ajo tregon që pandemia ka ndikuar në lëkurën e klientëve të saj për të mirë, na paralajmëron për faktorë të tjerë që vijnë në lojë.

Joanna ka pohuar se vënia e maskës krijon një mikro-klimë që si rrjedhojë mund të shkaktojë infeksione dhe akne për shkak të dehidrimit. Më poshtë po i përmendim disa prej këshillave të saj kryesore.

  1. Mos i ikni rutinës së kujdesit të natës -kujdesi i lëkurës natën lejon lëkurën të forcohet dhe të i përshtatet ekspozimit të ambientit, pa pasur nevojë të tregoni shumë kujdes në mëngjes. Gjatë natës preferohet përdorimi i pastruesit, tonikut, serumit dhe kremit ushqyes.
  2. Mos harroni zonën e dekoltes, qafës dhe duartë -Joanna u thotë klientëve se fytyra fillon nga gjoksi dhe mbaron te vija e flokëve. Ajo thotë se edhe në këto zona duhet të përdorim produktet e njëjta, sepse janë vende ku dallohet mosha.
  3. Përdorimi i tonerit keqkuptohet – duke qenë hapi i parë pas pastrimit, toneri balancon lëkurën dhe PH-në e lëkurës dhe i lejon produktet që vinë pas të përthithen më mirë prej lëkurës. Toneri nuk është hapi i dytë i pastrimit por hapi i parë i trajtimit. Fakti që rutina duhet të fillojë me toner tregon që është shumë i rëndësishëm. Pasi të keni hequr pastruesin me ujë, largohet edhe PH-ja e lëkurës. Faktorët e mjedisit ndikojnë në PH dhe është e rëndësishme ta kthejmë përmes tonerit. Nëse doni të reduktoni ndonjë element, toneri nuk duhet të jetë ai. Pastruesi, toner dhe kremi ushqyes janë më të rëndësishmit.
  4. Jo secili produkt natyral është i mirë për lëkurën tuaj – Joanna thotë se i lejon klientët të përdorin produktet që ato duan, por shpesh ato pendohen. Ajo thotë se produktet natyrale janë shumë aktive dhe mund të shkaktojnë reaksione. Disa njerëz kanë alergji nga avokado, ndaj maska me avokado mund të mos jetë aq e mirë sa duket.
  5. Mos i ndiqni trendet- është e pamundshme që të gjitha prej tyre të jenë të vërteta. Janë rreth 60.000 lloje produktesh të bëra mes Kores, Japonisë a Gjermanisë dhe vërtetësia e tyre lë për të dëshiruar.
  6. Mos përdorni laser apo fillerë sidomos në zonën rreth syve – Joanna thotë që sidomos në këto zona, mund të kemi dëmtime të pariparueshme. Laserët shkatërrojnë shtresat e lëkurës dhe shkaktojnë hiperpigmentim. Ajo rekomandon LED terapinë me dritë të kuqe si një prej metodave më të mira për trajtimin e imprefeksioneve.
  7. Mos bëni scrub-e shpesh – pastrimi i thellë i lëkurës mund të e shkatërrojë atë. Joanna preferon scrube-t natyrale por na porosit të mos i bëjmë shpesh.
  8. Mos vendosni SPF faktorë kundër diellit dhe shmagni ajrin e kondicionerit – thuhet se drita e kaltërt e ekraneve të kompjuterit apo telefonit është e keqe për lëkurë, por në fakt është kondicioneri ai që ndikon keq në lëkurën tuaj. Vendosja e këtij kremi është e panevojshme kur jeni në shtëpi. Ajo thotë se në vend se të vendosni shumë krem kundër diellit më mirë është të e shmangni, sidomos kur rrezet UV janë të larta.
  9. Mos kini frikë të përdorni vajëra – Joanna rekomandon produktet me bazë vaji sepse do të shmangni ngrirjen e ujit në poret tuaja.
  10. Mos e harroni trupin – kur kujdesemi për trupin, ne jemi duke u kujdesur për shëndetin tonë. Kujdesi për lëkurën është vetëm 30% e kujdesit që duhet të tregojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm me ushqimin dhe gjumin. Poashtu ushtrimet dhe sasia e ujit që konsumojmë kanë rëndësi të madhe. Joanna këshillon ta përgatisim trupin për gjum me produkte sikur kujdesemi për bebet natën. Ne duam të i relaksojmë ato, prandaj i lajmë gjatë natës dhe jo në mëngjes./Insajderi.com