Estrada shqiptare bëhen bashkë për t’u kushtuar këngë mjekëve

Estrada shqiptare bëhen bashkë për t’u kushtuar këngë mjekëve

Duke qenë se jemi në kohën kur koronavirusi po përhapet, mjekët vazhdojnë ta bëjnë punë e tyre.

Për të treguar falënderimin për mantelbardhët, yje të njohura shqiptare nga sfera të ndryshme, janë bashkuar për të sjellë një version të ri të “Kënga e mjekut”.

Sajmir Çili, Dhimitër Gjoka, Ema Andrea, Vikena Kamenica, Eranda Libohova, Kastriot Tusha, Eni Jani, Genc Fuga, Salsano Rrapi, Ines Memisharaj, Erjona Kakeli, Oriela Nebijaj, Isli Islami, Orgesa Zaimi, Eneda Tarifa, Sonila Meço, Kastriot Çaushi dhe Marin Mema – janë përfshirë në këtë realizim muzikor.

Në këtë projekt muzikor shfaqet edhe kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, si edhe ish-sulmuesi Erjon Bogdani.

Pjesë e këtij realizimi është edhe Kujtim Prodani, djali i çiftit që qëndron prapa këngës origjinale.

Duke pasur parasysh se të gjithë po qëndrojnë të izoluar, xhirimet janë bërë në mënyrë virtuale me Skype.

Review sjell më shumë detaje