Eto tregon se kush mund ta pasojë Messin te Barcelona

Eto tregon se kush mund ta pasojë Messin te Barcelona

Pak lojtarë e gëzojnë cilësinë që e kishte Samuel Eto’o dhe kur shikojnë të ardhmen e ish-klubit Barcelonës, kamerunasi beson se Ansu Fati është ylli i tyre i ardhshëm i madh dhe njeriu që do të pasojë Lionel Messin.

Koha e argjentinasi në Camp Nou nuk ka mbaruar edhe pse ai nuk ka vazhduar ende kontratën e tij me klubin, megjithatë ish-shoku i tij i skuadrës beson se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do ta rinovojë atë.

“Unë mendoj se ai [Ansu Fati] është e ardhmja e Barcelonës,” ka shpjeguar Eto’o në një intervistë për SPORTbible.

“Ai aktualisht është duke bërë gjëra të mahnitshme, kështu që unë mendoj se klubi me të vërtetë ka nevojë ta vlerësojë atë dhe të kujdeset shumë më mirë për të”.

“Le të shpresojmë se ai është  pasardhësi i Messit në klub”, ka shtuar më tej legjenda kamerunase./Insajderi.com