Eto’o: Mourinho trajner i veçantë

Eto’o: Mourinho trajner i veçantë

Ish sulmuesi i Barcelonës, Inter-it dhe Chelsea, kamerunasi Samuel Eto’o, ka folur për raportet që kishte me trajnerin portugez, Jose Mourinho, që e kishte trajner te Inter dhe Chelsea, transmeton Insajderi.
“Jose është, së pari, një mik”, tha Eto’o për të përditshmen spanjolle “Marca”. “Ai është një person që është përpara dhe kur nuk i pëlqen diçka, ai të tregon. Të dy kemi temperament të fortë dhe e kuptonim mirë njëri-tjetrin. Ai është një nga njerëzit më të mirë që kam gjetur në futboll. Njerëzit përpiqen ta paraqesin atë si njeri kontrovers, por është një gënjeshtër”, tha sulmuesi kamerunas.

Gjithashtu, Eto’o foli edhe për kohën kur Mourinho drejtoi Inter-in, deh së bashku në vitin 2010 fituan tripletën. “Mourinho është një trajner i veçantë. Nuk ka shumë të tjerë përreth tij si ai, për këtë arsye quhet “Special”. Pseudonim absolutisht i merituar. Por, një moment: Interi nuk ka qenë asnjëherë një klub mesatar. Është klubi më i madh i Italisë. Është logjike që me një skuadër të tillë Mourinho të fitonte Ligën e Kampionëve”, tha për fund Samuel Eto’o. /Insajderi.com