Etrit Berishës i rrezikohet pozita në Lazio

Etrit Berishës i rrezikohet pozita në Lazio

Klubi i Lazios ka bërë zyrtar transferimin e portierit të ri ne klub kroatin Ivan Vargic, nga ekipi kroat Rijeka.

Kroati 28 vjeçar iu është bashkuar Lazios në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit për rreth 1 milionë euro, duke i shtuar konkurrencën në portë portierit shqiptar Etrit Berisha.

Me këtë transferim të fundit që ka bërë drejtori sportiv i Lazios Igli Tare, i ka rritur zërat për një largim të mundshëm të  mundshëm të gardianit shqiptar nga ekipi lacial.

Berisha ka bërë 19 paraqitje këtë sezon për Lazion, duke u zgjedhur disa herë njeriu i ndeshjes dhe ka pritur dy penallti.