EULEX në banesën e Rexhep Selimit

EULEX në banesën e Rexhep Selimit

Pjesëtarë të EULEX-it janë parë sot edhe në banesën e ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, njofton Insajderi.

Para këtij vendbanimi kanë dalë dy vetura të EULEX-it dhe pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës.

Nuk dihet nëse ka filluar bastisja, ndërsa vetura të EULEX-it sot janë parë edhe pranë shtëpisë së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Zbarkimi i pjesëtarëve të EULEX-it vjen një ditë pasi këta të tre u dërguan në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës. /Insajderi.com