Euro-deputetja e shqetësuar me pamjet e dhunës në Beograd

Euro-deputetja e shqetësuar me pamjet e dhunës në Beograd

Eurodeputetja Tanja Fajon është shprehur e shqetësuar me dhunën dhe brutalitetin e shfaqur nga policia serbe në raport me protestuesit në Beograd, njofton Insajderi.

Ajo ka deklaruar për televizionin N1, se “jam e shqetësuar, sepse po shoh njerëz që janë të frikësuar”.

Fajon shtoi se pamjet nga protesta treguan brutalitet dhe përdorim të tepërt të forcës, dhe ajo shpreson që politikanët të japin përgjigje se kush është faji./Insajderi.com

Tanja Fajon izrazila zabrinutost zbog dešavanja na beogradskim ulicama 1