Euro deputetja: Kanabisi duhet legalizuar

Euro deputetja: Kanabisi duhet legalizuar

Deputetja e Parlamentit Evropian nga Partia e Gjelbër, Ska Keller, në një intervistë për Euro News, tha se është pro legalizimit të kanabisit.

Në fushatën për zgjedhjet e parlamentit evropian, kanë filluar deklarimet e grupeve të ndryshme politike të parlamentit mbi idetë e së ardhmes për Evropën.

Euro deputetja Keller, kur ka folur për kanabisin, ka deklaruar se çështja kryesore është se si duhet kontrolluar e jo si duhet ndaluar.

“Nëse do ta vendosja unë, do të ishte legale. Ajo që duhet ta bëjmë është kontrollimi i kanabisit e jo ndalimi i tij” tha Keller.

Keller gjithashtu shtoi se “Ne duhet të kemi një kontrolle më të rrepta, ne duhet të sigurohemi që të miturit të mos përdorin kanabis, ashtu siç është me alkoolin, që në fakt është shumë më i dëmshëm se kanabisi”.

Keller e dha këtë deklaratë gjatë interviste, ku po paraqiteshin idetë e partive politike mbi zgjedhjet e ardhshme për parlamentin evropian.