Eurodeputetët do ta përkrahin edhe një shtyrje të afatit për Brexit nëse dëshiron Londra

Deputetët e Parlamentit Evropian në seancën në Strasburg kanë miratuar rezolutën jodetyruese me të cilën e përkrahin edhe një shtyrje të afatit për Brexit nëse këtë e kërkon Britania e Madhe.

Eurodeputetët do ta përkrahin edhe një shtyrje të afatit për Brexit nëse dëshiron Londra

Pas debatit tri orësh 544 deputetë kanë votuar për, 126 ishin kundër dhe 38 kanë abstenuar.

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE është paraparë për 31 tetor.

Kryeministri britanik Boris Johnson po insiston që BE të braktiset deri në datën e caktuar me apo pa marrëveshje.

Negociatori kryesor i BE për Brexit Michel Barnier ka thënë se dëshiron të punojë “ditë e natë” në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë për dyja palët për Brexitin dhe i ka bërë thirrje Johnsonit që ekipi i tij të jep propozime konkrete./Insajderi.com.