Eurodeputeti austriak Lukas Mandi u ka bërë thirrje Vetëvendosjes dhe LDK-së që të mos e luftojnë njëri tjetrin por pandeminë e koronavirusit.
Lukas Mandi i cili është deputet në Parlamentin Evropian nga Grupi i Partive Popullore Evropiane ka shkruar në Twitter se partnerët e qeverisë nuk duhet të shkaktojnë tani krizë qeveritare.
“Zyrtarët kosovarë duhet të qëndrojnë së bashku në këto kohë të vështira dhe të mbajnë qeverinë në vend se të krijojnë kriza politike për të tejkaluar vështirësitë për hir të armikut të përbashkët (koronavirusi). Mbani premtimet. Mos luftoni njëri tjetritn. Luftoni koronën”, ka shkruar eurodeputeti.
Edhe deputetja tjetër e Parlamentit Evropian, Viola Von-Cramon I ka bërë thirrje LDK-së që të mos braktisë qeverinë në kohë krize.
Ndryshe dje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mocionin e mosbesimit me 46 nënshkrime ndaj qeverisë Kurti në të cilën bënë pjesë. /Insajderi.com