Eurodeputeti për dialogun Kosovë-Serbi: Topi në Prishtinë, e jo në Beograd

Eurodeputeti për dialogun Kosovë-Serbi:  Topi në Prishtinë, e jo në Beograd

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka deklaruar se “topi për dialogun është në anën e Prishtinës”.

Ai gjatë një sesioni të Komitetit për Integrim Evropian, tha se Beogradi nuk është përgjegjës në këtë situatë në rast se bisedimet nuk fillojnë.

“Dialogu është i rëndësishëm për vet faktin se edhe kosovarët mirëpo edhe serbët do të përfitonin nga pajtimi përmes procesit integrues në BE”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel e temë kryesore është dialogu.

Faktori ndërkombëtar po kërkon nga Kosova dhe Serbia që ta arrijnë një marrëveshjes. /Insajderi.com