Europa League – formacionet zyrtare të tetë sfidave të orës 18:55

Europa League – formacionet zyrtare të tetë sfidave të orës 18:55

Janë publikuar formacionet zyrtare për tetë ndeshjet e raundit të 1/16-ve të Ligës së Europës, që do të zhvillohen në orën 18:55, njofton Insajderi.

Vëmendja kryesore do të jetë te sfidat Crvena Zvezda-Milan dhe Real Sociedad-Manchester United, por e një rëndësie më të vogël nuk është as sfida në Portugali mes Sporting Bragës dhe Romës.

Për përballjen me kampionët e Serbisë në Beograd, trajneri i Milan-it Stefano Pioli ka kryer ndryshime në formacionin bazë. Mandzukiç, Kruniç, Bennacer, Meitte, Tomori do të jenë titullarë nga minuta e parë.

Ndërkohë një përballje shumë interesante mes Real Sociedad-it dhe Manchester United-it. Adnan Januzaj sfidon të kaluarën e tij teksa hodhi hapat e para të karrierës në “Old Trafford”.

Gjithashtu një sidë interesante pritet të zhvillohet në Portugali, ku trajneri i italianëve Fonseca, rikthehet te Braga, por si kundërshtar. /Insajderi.com