Banorët e banesave të Royalit në Prishtinë janë evakuuar. Kjo për shkak të një zjarri që është ndezur në atë pjesë.
Disa banorë të asaj zone në Rrugën “Muharrem Fejza” e kanë paraqitur gjendjen si alarmante.
Njëri prej tyre ka dërguar një video ku shihet zjarri i ndezur.
Policia për Insajderin ka thënë se shkaktar për zjarrin ka qenë dy njehsor elektrik.
“Dy njehsor elektrik janë përfshire nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka rrezik të mëtejme”, ka thënë Agron Borovci për Insajderin.