Evelyne Noygues garon për çmimin e përkthimit në Francë me librin e Ridvan Dibrës

Evelyne Noygues garon për çmimin e përkthimit në Francë me librin e Ridvan Dibrës

Evelyne Noygues garon për çmimin e përkthimit në Francë me librin e Ridvan Dibrës

Përkthyesja Evelyne Noygues ka hyrë në garë për çmimin e përkthimit në Francë me librin e Ridvan Dibrës mbështetur nga Ministria e Kulturës me Fondin e Përkthimit nga gjuha shqipe.

Janë publikuar emrat e shkrimtarëve nga përzgjedhja e dytë për çmimin “Shoqëria e Letrave“. Kjo garë ju kushton një rëndësi të veçantë shkrimtarëve dhe përkthyesve. Në mesin e nominimeve për të fituar çmimin e përkthimit së bashku me librin “Bala i vogël” i Ridvan Dibrës janë edhe librat e shkrimtarëve Banjo Clarkw, Hiro Arikawa, Luis Foronda dhe Amy Hempel.

Përkthyesja Évelyne Noygues shkoi në Shqipëri në vitin 1988 për studimet e saj dhe banoi atje prej viti 1991 deri në vitin 1994 për të punuar në frëngjisht dhe shqip.Kohë pas kohe ajo kthehet në Shqipëri për projekte letrare dhe artistike.

Temën për këtë libër shkrimtari Ridvan Dibra e ka marrë nga një këngë e vjetër. Prej vdekjes së papritur të babait të tij, i bindur se është një vrasje dhe se ai e di identitetin e vrasësit të tij, Bala i vogël i kushton kohën e tij fantazisë për hakmarrje.