Eventet elektronike vazhdojnë, ndiqeni këtë të shtune një tjetër përformancë unike

Eventet elektronike vazhdojnë, ndiqeni këtë të shtune një tjetër përformancë unike

Rave Travel po vazhdon me ndejat elektronike tashmë të njohura “LiveStream”. Këtë të Shtune do të performoj Artili, duke filluar nga ora 22:00, do të mund të dëgjoni muzikë elektronike që transmetohet live në faqen e Facebook-ut të Rave Travel dhe Insajderi.com.

I lindur dhe i rritur në qytetin e Gjakovës, Artil ka qenë aktiv në skenat e muzikës elektronike lokale dhe rajonale për gati dy dekada, duke filluar së pari me performancat e tije si DJ në vendlindjen e tij në fillimin e epokës së pasluftës në vitin 2001-02. Që atëherë i pasionuar pas muzikës filloi dhe punën në anën e krijimeve të tija.

I uritur për më shumë, Artil themeloi Label të tij Mind+ Records në vitin 2014, i cili Label ka gjithsejtë për momentin 36 lëshime.

Tingulli i tij unik u kërkua nga Label tjera siç janë, Patent Skillz, Aula Records, Night & Day Music Ibiza, Little Italy Music dhe Haliaetus Music.

Momentalisht Artil është duke punuar në projekte të reja në bashkëpunime me artistë nga vendi dhe jashtë vendi ku së shpejti do të kenë dhe lëshimet e reja për vitin 2020.

#Rri n'shpi dhe argetohu me muziken me te mire qe iau mundeson Rave. Rave Travel dhe Insajderi do tua mundesoj live nga faqet zyrtare ne facebook