Exit Poll-i i Koha.net: VV merr mbi 50% të votave

Exit Poll-i i Koha.net: VV merr mbi 50% të votave

Mediumi Koha.net ka publikuar projeksionin me renditjen e partive poltike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas këtij projeksioni, Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për vote.

Përkthyer në ulëse në Kuvendin e Kosovës, VV-ja pritet të fitojë 58 deputetë. Në përqindje, VV-ja do të ketë 50.7 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në garë të ngushtë për pozitën e dytë. PDK-ja, sipas projeksionit, pritet të dalë e dyta me 15.4 për qind, ndërsa LDK-ja e treta me vetëm 0.3 për qind më pak. Sipas kësaj, të dy partitë do të kenë nga 17 ulëse në Kuvend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë po ashtu pjesë e Kuvendit. Ajo pritet të marrë 6.8 për qind të votave, apo 8 deputetë.

Nisma Socialdemokrate, sipas projeksionit të KOHËS, nuk e ka kaluar pragun, pasi ka marrë më pak se 3 për qind të votave.

Disponueshmëria e votuesve është matur nga KOHA që ka kryer hulumtimin me një mijë e 76 qytetarë mes 9 dhe 12 shkurtit. Rezultatet e përgjithshme kanë margjinë gabimi deri në tre për qind.

Këtu nuk janë të përfshira votat nga diaspora, që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar./Insajderi.com