Exoskeletoni- zbulimi i ri që do të mundësojë njerëzve të paralizuar të lëvizin

Exoskeletoni- zbulimi i ri që do të mundësojë njerëzve të paralizuar të lëvizin

Brooks Cybernic Treatment Center në Florida është bërë qendra e parë në SHBA që ka përdorur një teknologji unike rehabilituese të zhvilluar në Japoni që quhet Hybrid Assistive Limb (HAL).

HAL është një cyborg që vishet dhe ndihmon njerëzit që kanë lëndime të palcës kurrizore dhe distrofi muskulare, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Të njohura si exoskeletone, këta cyborg u ngjajnë kostumeve me nyje që aktivizohen prej motorëve të vegjël elektrik që shërbejnë si muskuj mekanik.

Fakti më i jashtëzakonshëm në këtë zbulim është pjesa që pacientët mund ta kontrollojnë me energji të trurit.

Në të ardhmen, kur trupat e njerëzve të dobësohen për shkak të moshës, ata do të mund të veshin exoskeletonin, i cili do të mundësojë lëvizjen përmes energjisë së trurit të tyre./Insajderi.com