Fabrizio Romano: Brighton e ka transferuar Andi Zeqirin

Fabrizio Romano: Brighton e ka transferuar Andi Zeqirin

Gazetari i njohur i Sky Sports Italy, Fabrizio Romano, thotë se Andi Zeqiri, ka kryer me sukses transferimin e tij në Premier Ligë, tek ekipi i Brighton Hove Albion.

“Marrëveshja është arritur – Andi Zeqiri ka nënshkruar me ekipin e Brighton – testet mjekësorë do të kryhen në orët e ardhshme”, shkruan Romano, transmeton Insajderi.

Gjatë ditës së djeshme, ishte raportuar se Zeqiri ka arritur marrëveshje me ekipin nga Serie A, Parma, por tani këto raportimet e Romanos, tregojnë se lojtari nga Kosova do të luaj në Premier Ligë në sezonin që sa ka filluar./Insajderi.com.