Fabrizio Romano: Inter ka arritur marrëveshje personale me Marash Kumbulla

Fabrizio Romano: Inter ka arritur marrëveshje personale me Marash Kumbulla

Gazetari i besueshëm i Sky Sports, Fabrizio Romano, ka shkruar në twitter, se Inter ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.

“Inter ka arritur akordin mbi kushtet personale me Marash Kumbulla – ai është gati të nënshkruaj kontratën me Inter, deri në qershor të vitit 2025. Bisedimet në mes të Verona dhe Inter, janë duke vazhduar, deri sa të gjendet një akord në mes tyre”, shkroi Romano, transmeton Insajderi.

Marash Kumbulla, ka kaluar nëpër një sezon fantastik me ekipin e tij Verona, së bashku me partnerin e tij në mbrojtje, kosovarin, Amir Rrahmani./Insajderi.com