“FaceApp duhet të hetohet nga FBI-ja”

“FaceApp duhet të hetohet nga FBI-ja”

Ditët e fundit aplikacioni FaceApp është përhapur me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Për këtë aplikacion ka reaguar udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Chuch Schumer, i cili kërkoi të hetohet ky app.

Chuck Schumer, ka shprehur shqetësimin për të dhënat personale të qytetarëve amerikan, të cila dyshon se mund të përdorën për keqtrajtime.

Pavarsisht kësaj, kompania Wireless Lab ka deklaruar se fotografitë nuk mbeten përgjithmon në aplikacion dhe nuk mblidhen të dhënat e askujt.

Kompania përmës kësaj deklaratë bëri të ditur që të gjitha fotografitë fshihen nga serverët brenda 48 oresh, prej datës se publikimit.

Ky aplikacion është bërë nga një kompani në Shën Ptersburg të Rusisë

Megjithatë, Scumer kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë të hëtojnë aplikacionin FaceApp.