Facebook dhe Twitter kanë penalizuar Trump-in dhe fushatën e tij për shkak të përhapjes së informatave të dëmshme lidhur me pandeminë

Facebook dhe Twitter kanë penalizuar Trump-in dhe fushatën e tij për shkak të përhapjes së informatave të dëmshme lidhur me pandeminë

Facebook dhe Twitter kanë penalizuar Donald Trump dhe fushatën e tij për shkak të postimeve në të cilat presidenti pretendoi se fëmijët ishin “pothuajse imunë” ndaj Coronavirusit.

Facebook fshiu postimin –  video nga një intervistë që Trump dha Fox News – duke thënë se përmbante “dezinformata të dëmshme lidhur me Covid”.

Twitter pasoi duke thënë se kishte ngrirë një llogari të fushatës politike të Trump, derisa të hiqet videoja e njëjtë.

Këshillat e Shëndetit Publik të SH.B.A.-së kishin bërë të qartë se fëmijët nuk kanë imunitet ndaj Covid-19.

Një zëdhënës i Facebook tha të mërkurën në mbrëmje: “Kjo video përfshin pretendime të rreme se një grup njerëzish janë të imunizuar nga COVID-19, që është një shkelje e politikave tona rreth dezinformimit të dëmshëm lidhur me COVID.”

Ishte hera e parë që Facebook kishte ndërmarrë veprime për të hequr përmbajtjen e postuar nga presidenti, bazuar në politikën për dezinformim ndaj Coronavirusit, por jo hera e parë që e ka penalizuar Trump për kontentin në faqen e tij.

Më vonë të mërkurën, Twitter tha se kishte penalizuar llogarinë @TeamTrump sepse postonte të njëjtin fragment të intervistës, të cilin e ndau llogaria personale e Presidentit Trump.

Një zëdhënës i Twitter tha që tweet-i @TeamTrump “është në kundërshtim me rregullat e Twitter lidhur me dezinformimin e COVID-19”.

“Pronarit të llogarisë do t’i kërkohet të heqë mesazhin përpara se të mund të vazhdojnë postimin”.

Më vonë u duk se ishte fshirë.

Muajin e kaluar në Twitter pezulloi përkohësisht djalin e zotit Trump, Donald Jr, për postimin e një klipi për të cilin u tha se promovoi “dezinformim” për koronavirusin dhe hidroksiklorurinën.

Por në mars, Twitter tha se një twett nga Elon Musk ku thuhej se fëmijët janë imunë ndaj Coronavirusit, nuk i theu rregullat.

Gjatë kësaj interviste, Trump kishte thënë që mendonte që shkollat në mbarë botën duhet të rihapen.

“Nëse flasim për fëmijët, ata janë pothuajse – unë do të thoja definitivisht- imun ndaj sëmundjes. Ata kanë sisteme imunitare më të fuqishme se ne dhe ata nuk do të kenë probleme.”/Insajderi.com