fbpx

Facebook eliminon qindra llogari të një kompanie Izraelite

Facebook eliminon qindra llogari të një kompanie Izraelite

Kjo masë e Facebook-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për adresimit e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.

Kompania Facebook njoftoi se ka fshirë 265 llogari, faqe dhe grupe të lidhura me një kompani me bazë në Izrael.

Sipas njoftimit, llogaritë janë fshirë nga platforma e Facebook-ut dhe Instagramit.

Arsyeja e kësaj mase, sipas Facebook-ut, është se këto llogari kanë pasur, siç është thënë “sjellje joautentike”.

Ato, kanë shënjestruar përdoruesit në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Afrikë.

Kjo masë e Facebook-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për adresimit e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.

“Në këtë rast u përdorën llogari të rreme për të drejtuar faqet, përmbajtjen e tyre dhe në mënyrë artificiale të rrisin ndërveprimin”, thuhet në njoftimin e kompanisë Facebook.