Facebook fillon testimin e historive në desktop

Facebook fillon testimin e historive në desktop

Facebook konfirmoi se historitë në desktop janë ende në fazë testimi por tha se së shpejti do të debutojnë për të gjithë.

Lajmet të mira, Facebook Stories, kloni i Snapchat i cili qëndron mbi News Feed në aplikacionin mobil të Facebook ka filluar të shfaqet edhe në desktop.

Por këtë rast historitë nuk janë të vendosur në krye të News Feed por në anën e djathtë të tij ku mund të jenë më pak shqetësuese.

Kur vendosni kursorin mbi këtë seksion do të shfaqet një ikonë ndihmëse e cila shpjegon qëllimet e funksionalitetit.

Facebook konfirmoi se historitë në desktop janë ende në fazë testimi por tha se së shpejti do të debutojnë për të gjithë.

Rrjeti social solli historitë në Facebook pas shikoi suksesin e tyre në Instagram një vit nga debutimi. Në pesë muajt e parë Instagram Stories kishin 150 milion përdorues aktivë ndërsa sot janë 250 milion përdorues aktivë në ditë (http://bit.ly/2htziC0) krahasuar me 166 milion në Snapchat.

Historitë mbërritën në Facebook në fillim të këtij viti. Kompania ka vlerësuar punën e Snapchat në krijimin e një formati të ri të komunikimit vizuale por beson se mbërritja e tyre në Facebook dhe Instagram është më shumë sesa një kopje. /PCWorld Albanian