Facebook goditet me gjobën më të rëndë në historinë e kompanisë

Facebook goditet me gjobën më të rëndë në historinë e kompanisë

Uashingtoni ka filluar të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Luginës së Silikonit dhe lajmi i së Premtes është veprimi më agresiv.

Pas disa muajsh negociata, Komisioni Federal Tregtar gjobiti Facebook me 5 miliardë dollarë ditën e Premte për shkelje të privatësisë.

Penaliteti vjen pas një hetimi që zgjati prej mese një vit dhe është gjoba më e madhe në historinë e agjencisë shtetërore.

Nëse aprovohet nga Departamenti i Drejtësisë do të jetë ndëshkimi i parë substancial i Facebook në SHBA ku industria e teknologjisë është gjerësisht e parregulluar.

Uashingtoni ka filluar të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Luginës së Silikonit dhe lajmi i së Premtes është veprimi më agresiv.

Detajet e plota të gjobës mbeten të paqarta. FTC hapi hetim ndaj praktikave të të dhënave të Facebook në Marsin e vitit të kaluar një javë pasi shpërthyen lajmet rreth Cambridge Analytica, një firmë konsulence politike e cila kishte punuar me fushatën presidenciale të Trump në 2016-ën dhe përvetësuar informacione në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues.

Të dhënat u blenë nga një akademik i cili kishte përdorur një aplikacion personaliteti në Facebook dhe që kishte grumbulluar informacione pa dijeninë e përdorues.

Gjoba tejkalon çdo penalitet tjetër privatësie. Në 2012-ën Google u godit me 22.5 milion dollarë gjobë. Facebook është një kompani masive dhe mund të mendoni se 5 miliardë dollarë janë shumë pak, por do të ishte një tkurrje masive për 15 miliardë dollarët të ardhura në tre mujorin e parë.

Por kritikët thonë se penalitetet në shuma të majme nuk mjaftojnë për tu përballur me një kompani shumëkombëshe si Facebook. Një penalitet i tillë për Facebook është njësoj si një gjobë për parkim të jashtëligjshëm për ne shpreheshin disa analistë.

Shqetësimet rreth “Big Tech” nuk kanë të bëjnë vetëm me privatësinë. FTC ka formuar një task forcë për të hetuar shkrirjet e kompanive. Senatorja demokrate Elizabeth Warren e cila kandidon për presidente në zgjedhjet e 2020-ës është shprehur për shpërbërjen e kompanive si në rastin e Facebook do të bëhej ndarja nga WhatsApp dhe Instagram.