Facebook jep 100 milionë dollarë për bizneset e vogla të dëmtuara nga koronavirusi

Facebook jep 100 milionë dollarë për bizneset e vogla të dëmtuara nga koronavirusi

Facebook do të pranojë aplikime në javët në vijim dhe programi do të ndihmojë bizneset të mbulojnë kostot operacionale, qiratë, mirëmbajtjen e fuqisë punëtore dhe komunikimin me konsumatorët.

Ditën e Marte Facebook lançoi një program 100 milionë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla ndërsa qeveritë e vendeve të ndryshme të botës u kanë bërë thirrje bizneseve dhe institucioneve të mbyllin dyert për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një postim në blog, Facebook tha se ishte në dijeni të vështirësive që po kalojnë bizneset përballë pandemisë COVID-19. Për këtë arsye rrjeti social do të ofrojë 100 milionë dollarë grante dhe kredite reklamimi gjatë kësaj periudhe.

Facebook tha se nga ky program do të përfitojnë 30,000 biznese nga 30 vende të botës, ku mesatarisht çdo biznes do të përfitonte 3,333 dollarë. Programi do të ndihmojë bizneset të cilat po kalojnë një rënie trafiku dhe 100 milionë dollarët janë vetëm një shifër e papërfillshme krahasuar me të ardhura 21.08 miliardë dollarëshe në tre mujorin e fundit të 2019-ës.

Facebook do të pranojë aplikime në javët në vijim dhe programi do të ndihmojë bizneset të mbulojnë kostot operacionale, qiratë, mirëmbajtjen e fuqisë punëtore dhe komunikimin me konsumatorët.

Rrjeti social gjithnjë është krenuar me faktin se bizneset e vogla mund të përfitojnë shumë nga çmimet e volitshme të reklamimit për audienca të vogla. Facebook tha se do të ofrojë më shumë detaje rreth programit në javët në vijim. Gjithashtu nuk ka dhënë detaje se cilat vende do të përfitojnë.