Facebook ju mundëson të jeni “anonim”

Facebook ju mundëson të jeni “anonim”

Pas konferencës së sotme “F8” të Facebook-it, efektet e reja të kamerës në Facebook janë paksa të frikshme.

Është shtuar edhe efekti më i ri “Augmented Reality” zbulimin e fytyrës (por jo zbulimin e identitetit), do të jenë të mundshme brenda funksionit kamera Facebook në telefona të mençur.

Kritikët e kishin akuzuar Facebook-un se është vetëm duke kopjuar aplikacionin Snapchat me mundësinë e postimit të ngjarjeve në Facebook, Messenger, Instagram dhe Whatsapp.

Por Zuckerberg thotë se kompania e tij ishte vetëm duke e krijuar themelin e bazave për platformën Efektet e Kamerës.

Përdoruesit mund të bëjnë përvoja zbavitëse vizuale si maska në selfie, lojëra interaktive, të përdorin lokacionin e tyre të saktë, njohje të objektit dhe zbulime në thellësi për të krijuar efektet e tyre, raporton TechCrunch.

Kamera e Facebook-ut do të jetë në gjendje për të njohur objekte të veçanta si një filxhan kafeje, apo avullin që po del nga kafja. Pamjet e fotografive do të kenë kualitet më të fortë dhe fotografitë do të duken pothuajse reale./Insajderi.com