Facebook ka në plan të lansojë një TV

Facebook ka në plan të lansojë një TV

Raportohet se Facebook është duke planifikuar të lansojë rreth dy programe origjinale për TV në mes të qershorit.

Prapa në dhjetor, raporte të ndryshme online thoshin se Facebook do të ndjekë hapat e Amazon, Hulu dhe Netflix në lojën e kontentit origjinal.

Dhe tani, burime të shumta i kanë thënë Business Insider se këto plane janë rrugës së realizimit.

Burimet e Business Insider thonë se Facebook do të fusë një tab të ri për video dhe shumë emisione komedi të cilat zgjasin mes pesë dhe tridhjetë minuta.

Me këtë mendje, Facebook më nuk do të mbetet vetëm një rrjet social, por edhe një gjigand televiziv me programe të cilat tërheqin rreth 2 miliardë përdoruesit e tij.