Facebook i kërkon falje familjes së Toto Riinas

Facebook i kërkon falje familjes së Toto Riinas

Facebook i kërkoi falje familjes së bosit mafioz Toto Riina, pasi kishte fshirë disa mesazhe ngushëllimi për vdekjen e kreut të Cosa Nostra, e nxitur nga shqetësimet e disa përdoruesve të mediave sociale.Siç shkruhet në versionin elektronik të gazetës La Repubblica, një zëdhënës i Facebook tha agjencisë së lajmeve Associated Press se “mesazhet ishin fshirë gabimisht” dhe se u rishfaqën pas ndërhyrjes.

Zëdhënësi i Facebook ka theksuar se “këto mesazhe janë shuar kur disa përdorues janë ankuar për shkak se ato konsiderohen në kundërshtim me rregullat e mediave sociale”, por më vonë u arrit në në përfundimin se “fshirja ishte veprim i gabuar”. La Repubblica kujton se sipas udhëzimeve të Facebook, ndalohen mesazhet që mund të mbështesin organizata kriminale apo terroriste.

Ceremonia e vdekjes në rreth të ngushtë familjar

Kreu i organizatës famëkeqe mafioze, Cosa Nostra, Salvatore Riina u varros të mërkurën në fshatin e tij të lindjes në Corleone në Siçilisë. Toto Riina vdiq në spitalin e Parmës të premten e kaluar në moshën 87 vjeç. Funerali i tij u krye në një rreth të ngushtë familjar, ashtu siç kishin urdhëruar autoritetet italiane. Riina u varros pranë monumenteve të “majorëve” të mafias siciliane, si Luciano Liggio, Michele Navarra dhe Bernardo Provenzano.
Vajza e Rinas, Lucia, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Në ceremoni morën pjesë gruaja e kryemafiozit, Ninetta Bagarella, vajza e saj Lucia dhe vëllezërit e saj Santutius dhe Konceta. Fëmija i katërt i Toto Riina-s nuk ishte në funeral pasi është në burg për vrasje.
Edhe Riina u dënua nga drejtësia italiane njëzet e gjashtë herë si kujdestar i mbi dyqind vrasjeve (ku nuk hezitoi të urdhërojë vrasjen e fëmijëve) dhe kurrë nuk u pendua për veprimet e tij. Funerali u krye nga një prift lokal. Zyrtarët katolikë kishin përjashtuar mundësinë e një funerali publik për Toto Rinën, ashtu si për të gjithë mafiozët që janë çkishëruar nga Papa Françesku.