Facebook reagon pas rënies nga sistemi

Facebook reagon pas rënies nga sistemi

Facebook është duke punuar në zgjidhjen e problemit me të cilin përdoruesit e këtij rrjeti social nuk kanë mundësi të qasjes në llogaritë e tyre.

Përmes një deklarate në Twitter të lëshuar nga ekzekutivi i kësaj kompanie, thuhet se janë të fokusuar në gjetjen e një zgjidhje duke konfirmuar se kjo nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë sulm ndaj Facebook.

”Ne jemi të fokusuar në punën për të zgjidhur problemin sa më parë që të jetë e mundur, por mund të konfirmojmë që çështja nuk lidhet me një sulm DDoS”, theksohet në llogarinë zyrtare të Facebook.