Facebook rrezikon një dënim miliarda dollarësh në SHBA, autoritetet tregojnë arsyen

Facebook rrezikon një dënim miliarda dollarësh në SHBA, autoritetet tregojnë arsyen

Problemet mes kompanisë ‘Facebook’ dhe Komisionit Federal Tregtar Amerikan (FTC) mund të mund të përfundojnë në vendosjen e një dënimi ndaj kompanisë teknologjike.

FTC mund të aplikojë një gjobë disa miliardëshe, e përafërt me dënimin 14.7 miliardë dollarë ndaj Volkswagen për skandalin e emetimeve. Autoriteti nuk e ka aplikuar këtë gjobë asnjëherë më parë ndaj një kompani teknologjike.

Goditja e Facebook me dënime milionëshe do të ishte e vetmja mënyrë për të ndëshkuar kompaninë. Nëse aplikohet, Facebook do të vihet përpara përgjegjësisë për mungesën e transparencës dhe shkeljet e privatësisë ndër vite.