Facebook themelon “gjykatë” për ankesat e përdoruesve

Facebook themelon “gjykatë” për ankesat e përdoruesve

Kompania Facebook ka zbuluar planin për të krijuar një bord të pavarur “mbikëqyrjeje” i cili do të marrë vendime se si menaxhohet rrjeti social.

Kompania këmbënguli se paneli – i cili do të shqyrtojë “rastet” e tij të para në vitin 2020 – do të ketë fuqi të anulojë vendimet që kompania merr mbi materialin kontestues, dhe të ndikojë në politikat e reja të saj.

Ideja, e quajtur edhe si Gjykata Supreme e Facebook-ut, do të përbëhet nga rreth 40 persona në të gjithë botën, por në fillim numri do të jetë më i vogël.