Në raport përmenden si faktorë ku kryesorët për Facebook janë ligjvënësit dhe autoritetet rregullatore të cilat kanë shprehur sentimente negative. Facebook u ku" />

Facebook u thotë investitorëve se kriptomonedha Libra del ne qarkullim

Facebook u thotë investitorëve se kriptomonedha Libra del ne qarkullim

Në raport përmenden si faktorë ku kryesorët për Facebook janë ligjvënësit dhe autoritetet rregullatore të cilat kanë shprehur sentimente negative.

Facebook u kujtoi investitorëve në raportin e tre mujorit të fundit se ndërsa ka parashikuar lançimin e kriptomonedhës Libra në 2020, një numër faktorësh mund ta ndalojnë kompaninë nga ky mision.

Në raport përmenden si faktorë ku kryesorët për Facebook janë ligjvënësit dhe autoritetet rregullatore të cilat kanë shprehur sentimente negative.

David Marcus, i cili është në krye të zhvillimit të Libra dhe portofolit dixhital Calibra pranë Facebook, është shprehur se qëllimi i kësaj kriptomonedhe është ofrimi i një mjeti alternativ, low-cost dhe efikas pagesash për ata që nuk përballojnë dot transfertën e parave duke përdorur metoda tradicionale.

Që kur prezantoi në Qershor kriptomonedhën, kompania është përballur me kritika të shumta në SHBA dhe jashtë. Marcus u thirr për të dëshmuar përballë Kongresit Amerikan. Sekretari i Thesarit Amerikan dhe Shefi i Rezervës Federale kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Një gjë të tillë ka bërë edhe Ministri Francez i Financave dhe një ekzekutivi i Bankës Qendrore Evropiane. Facebook është shprehur disa herë se kriptomonedha nuk ka për tu hedhë në qarkullim pa adresuar fillimisht shqetësimet e autoriteteve.