Facebooku është duke zgjeruar përpjekjet për të parandaluar vetëvrasjet.

Kompania ka thënë se tani po e përdor�" />

Facebooku tregon planet për të ndalur vetëvrasjet

Facebooku tregon planet për të ndalur vetëvrasjet

Facebooku është duke zgjeruar përpjekjet për të parandaluar vetëvrasjet.

Kompania ka thënë se tani po e përdorë inteligjencën artificiale për të identifikuar postimet, videot dhe transmetimet direkt në Facebook e që lidhen me vetëvrasjen. Kjo teknologji do të jetë prioritet në rishikimin ep osteve.

Kjo veçori tani është zgjeruar në gjithë botën, pasi më parë Facebooku e përdorte atë vetëm për postimet në SHBA, transmeton Albinfo.ch.

Kompania ka treguar se do të referohet në bazë të komenteve si “A je mirë?” ose “A mund të ndihmoj?”.

Nëse ekipi i Facebookut e sheh si të nevojshme të intervenojë, automatikisht do të dërgohet ndihma përmes institucioneve.

Kjo lëvizje vjen si përpjekje për të heshtur kritikat drejt Facebookut pas lejimit të publikimit të videove-live me përmbajtje të rënda, përfshirë vetëvrasjen.