FaceTime është shndërruar në makth për Apple

FaceTime është shndërruar në makth për Apple

Në forumet e MacRumors njerëzit shpreheshin se dy njerëz në FaceTime nuk mund të shtonin një të tretë në bisedë.

Apple dërgoi një përditësim sigurie për iPhone në fillim të muajit Shkurt për të adresuar një problem sigurie me thirrjet në grup të FaceTime.

Njerëzit mund të dëgjonin në anën tjetër të telefonatës pa u përgjigjur vetë marrësit. Megjithatë sipas raportimeve kompania nuk e ka adresuar siç duhet problemin.

Në forumet e MacRumors  njerëzit shpreheshin se dy njerëz në FaceTime nuk mund të shtonin një të tretë në bisedë. Butoni për shtimin e një personi tjetër nuk mund të klikohej.

Një raport të ngjashëm publikoi edhe sajti tjetër ZDNet. Suporti i Apple në Twitter konfirmoi këtë problem i shfaqur me iOS 12.1.4.

Ky përditësim është i nevojshëm për të përdorur funksionin e thirrjeve në grup. Funksioni u çaktivizua pasi një grup adoleshentësh që po luanin Fortnite e zbuluan.

Thirrjet në grup duhet të nisen me të paktën dy përdorues në aplikacionin FaceTime.

Nuk dihet nëse Apple është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për problemin e radhës. Përditësimi i ardhshëm do të jetë iOS 12.2 ndërsa kompania nuk ka komentuar raportimet në media.